Kërcënimi, kërkohet seancë dëgjimore me Llallën

28/09/2016 14:10

Kërcënimi me mesazhe anonime i Kryeprokurorit Adriatik Llalla ka shkuar përtej shqetësimit të autoriteteve shtetërore që përgjigjen për sigurinë e tij dhe të familjes se Prokurorit të Përgjithshëm.

Dy deputetët socialiste Xhemal Qefalia dhe Arben Çuko, ky i fundit ish-komandant i Gardës së Republikës, kanë kërkuar që çështja të trajtohet në komisionin parlamentar si çështje e sigurisë kombëtare.

Dy deputetët socialistë kërkojnë thirrjen në Komision të Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, të shefit të Shërbimit Informativ Visho Ajazi dhe të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako.

Përfaqësuesit e mazhorancës kërkojnë që të informohen rreth shqetësimeve të bëra publike, duke e konsideruar kërcënimin e Prokurorit të Përgjithshëm si një ngjarje që cenon sigurinë kombëtare dhe minon besimin e qytetarëve tek siguria publike.

Kërkesa e deputetëve socialistë u dorëzua paraditen e së mërkurës, por përgjigja nga kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho ishte refuzuese. Zoti Braho, siç duket nga shënimi në dokumentin që disponon Top Channel, kërkon zbatimin e rregullores.

Që në këtë rast do të thotë se drejtuesit e tre prej institucioneve më të rëndësishme të vendit, nuk mund të thirren në seancë dëgjimore vetëm nga dy deputetë, por nga 1/3 e anëtarëve të komisionit, pra 6 prej tyre.

Partia Socialiste e disponon këtë numër deputetësh në Komisionin e Sigurisë dhe nëse ata do ta firmosin kërkesën do të thotë se thirrja në Komision e Prokurorit të përgjithshëm dhe shefit të Shërbimit Informativ nuk është vetëm vullnet individual i dy deputetëve. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA