Januzaj, çfarë tersi!

28/09/2016 00:00

Mesfushorin Adnan Januzaj vazhdon ta përndjekë fati i keq dhe rënia në formë, si për koincidencë në javët që pasuan vendimin e tij për të përfaqësuar Belgjikën në arenën ndërkombëtare.

Talenti nga Istogu që nuk pranoi të luajë as me Shqipërinë dhe as me Kosovën duke preferuar vendlindjen e tij dhe jo origjinën, po kalon një moment jo të mirë dhe në Premier Ligë.

Adnan Januzaj do të mungojë për gjashtë javë pas një lëndimi që ka marrë në ndeshjen ndaj Crystal Palace. Lojtari me prejardhje nga Kosova nuk po gjen vijueshmërinë në futbollin anglez, sepse edhe Pas huazimit nga Manchester United te Sunderlandi, ku pritej të kishte më shumë minuta në dispozicion për të luajtur, ai ka pësuar një lëndim në kavilje.

Për shkak të këtij problemi fizik, Januzaj do të mungojë për gjashtë javët e ardhshme. Sunderlandi e ka nisur shumë dobët sezonin e ri dhe ka vetëm një pikë pas gjashtë ndeshjeve të para në Premier Ligë. Sfida e radhës është të shtunën ndaj West Bromwich në “Stadium of Light”.

Lojtarë të tjerë që nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Mojes, janë portieri Vito Mannone, Sebastian Larsson and Fabio Borini.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta