Arrest me burg për Arnold Kolën, shkaktarin e aksidentit në Kamëz

28/09/2016 11:15

“Unë nuk mbaj asgjë se çfarë ka ndodhur”. Kjo është fjalia e vetme e Arnold Kolës thënë para gjykatës tre ditë pas aksidentit tragjik në të cilin humbi jetën një punonjës policie dhe u plagosën dy të tjerë.

22-vjeçari u la në masën arrest me burg për shkelje të rregullave të qarkullimit me pasojë vdekjen e Ervin Haxhiajt dhe plagosjen e Ismail Hoxhës e Besim Vojit, si dhe drejtim të mjetit në gjendje të dehur. I riu, kartela e të cilit rezulton problematike për shkeljet rrugore, edhe më herët ka lënë avokatin e tij të flasë në gjykatë.

Gjatë seancës me dyer të mbyllura, mbrojtja tha se Arnoldi është i penduar dhe kërkon falje. “Ai ka kërkuar falje dhe ne u kërkojmë falje familjarëve”.

Arnold Kola sapo kishte përfunduar dënimin me 18 muaj me kusht për drejtim të mjetit në gjendje të dehur. Ai u arrestua sërish për aksidentin në Kamëz, pasi, duke udhëtuar në gjendje të dehur dhe me mbishpejtësi, goditi me mjetin Lexus një automjet policie që po qarkullonte. Aparati “drager” tregoi se i riu kishte konsumuar një shumë alkool (0,57%), në një kohë që shpejtësia llogaritet të ketë qenë 130 km/h.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA