
Sam Allardyce nuk ngurron të cilësojë median si fajtore për largimin e tij nga posti i trajnerit të Përfaqësueses Angleze. Trajneri 51-vjeçar që u përfshi në një skandal të publikuar nga “Telegraph”, pranoi gabimin e bërë prej tij, por shtoi se e ndjen veten të futur në kurth.
“Ishte një gabim në gjykim dhe i pagova pasojat”, tha Allardyce. “Kurthi fitoi në këtë rast dhe unë duhet ta pranoj”.
Allardyce, që pranoi akordin me Federatën për zgjidhjen e parakohshme të kontratës, uroi Gareth Southgate për rolin e tij në pankinën e Tre Luanëve në 4 ndeshjet e radhës.
“Marrëveshja u arrit në mënyrë miqësore me Federatës dhe unë kërkoj ndjesë”, vijoi Allardyce. “Tani do të reflektoj për gjithçka. I uroj më të mirën Gareth Southgate dhe futbollistëve të përfaqësueses.
Top Channel