Tiranë, arrestimi pas ndjekjes. Policia publikon pamjet

26/09/2016 00:00

Policia publikoi këtë të hënë pamjet e arrestimit të një personi, që iu shmang një ditë më parë kontrollit të policisë.

Kamerat e skuadrave “Shqiponja” kanë regjistruar momentin e ndjekjes së mjetit me targa AA 858 NS, drejtuesi i të cilit nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, por ka vijuar rrugën me shpejtësi.

Për pasojë, mjeti në rrugën “Prokop Mima” është përplasur me një mur rrethues të një banese. Policët ndoqën në këmbë drejtuesin e mjetit dhe, për pak sekonda, ndaluan shtetasit Bektash Muka, 25 vjeç nga Tirana; Valmir Fazliu, 27 vjeç nga Kosova; si dhe Vilson Laçi, 24 vjeç nga Kukësi.

Policia iu gjeti atyre në një çantë dore edhe një armë zjarri të markës “Glock” me 11 fishekë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta