Kaos në parlamentin turk/ Deputetët e Erdogan dhe të opozitës përfshihen në një sherr me grushte
Rusia ka ngritur një bazë të madhe ushtarake ruse në kufi me Ukrainën. Baza pritet të jetë gati në dhjetor, pasi ndërtimi i saj pothuaj ka përfunduar në rajonin e Rostovit. Mbi dhjetë mijë ushtarë pritet të dislokohen në këtë bazë, e cila siç shkruhet në tabelën në gardhin e sigurisë, duket se është ngritur për të mbrojtur kufijtë jugorë Rusisë.
“Jemi duke kryer punët e fundit në tre kapanone fjetjeje. Po vëmë në punë sistemin inxhinjerik. Baza do të jetë gati për personelin ushtarak deri më 1 dhjetor 2016”, tha Yevgeny Zakharov, zv/drejtor i kompanisë ndërtuese.
Baza, e cila ndodhet 100 km nga vija kufitare me Ukrainën, i shtohet ndërtimeve të ngjashme që ka ngritur Rusia në atë që e konsideron edhe linjën e frontit të një përballjeje të mundshme me NATO-n.
Për Moskën zyrtare, Ukraina cilësohet një vend satelit i NATO-s, që prej kohës kur vendin e një presidenti pro-rus, e zuri një udhëheqës me prirje perëndimore.
Top Channel