
Mesnatën e sotme rreth orës 00:35, në Spitalin e Sarandës është dërguar një trup i pajetë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Policia ka filluar menjëherë hetimet paraprake në lidhje me ngjarjen dhe ka bërë të mundur identifikimin e viktimës, shtetasi Aleksandër Bardhi, 47 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë.
Hetuesit dyshojnë se ngjarja ka ndodhur afër fshatit Shëndëlli, përballë Vrinës, ku sipas deklaratës së personit që e ka shoqëruar viktimën në Spitalin e Sarandës, dyshohet se trupi i pajetë është gjetur nga ana e tij, i vrarë me armë zjarri të dyshuar të llojit “automatik”, në rrugën hyrëse të këtij fshati.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Policia ka ngritur pika kontrolli në rrugët kyçe rreth kësaj zone, për rënien në gjurmë të autorëve, me qëllim identifikimin dhe kapjen e tyre.
Top Channel