Prapaskenat e “Brexit” nga zyra e ish-kryeministrit Cameron

25/09/2016 00:00

Një libër i drejtorit të Komunikimeve në zyrën e ish-kryeministrit britanik, David Cameron, dëshmon për prapaskenat në korridoret e politikës britanike dhe në zyrën e kryeministrit gjatë fushatës për referendumin e “Brexit”-it.

Sipas Sir Craig Oliver, ndihmësi i Cameron shkruan se bosi i tij (kryeministri) “u ndie i lënë keqazi në baltë” nga ish-ministrja e tij e Brendshme, Theresa May, kryeministrja aktuale e Britanisë.

Në libër thuhet se, May e la në baltë në 13 raste Cameronin gjatë fushatës së “Brexit”-it, ndërkohë që ajo konsiderohej sipas tij, si një “agjente e armikut”, apo “nëndetësja May”.

Në libër, ndihmësi i Cameron shkruan se Boris Johnson, ish-kyetari i Bashkisë së Londrës, aktualisht ministër i Jashtëm britanik, besonte se fushata për largimin e Britanisë nga BE-ja do të pësonte një humbje katastrofike. Deri në minutën e fundit, Johnson ka qenë i dyzuar se cilin kamp të mbështeste, derisa doli në favor të largimit.

As zyra e kryeministres dhe as ministri i Jashtëm nuk kanë komentuar ende për këto pretendime prapaskenash, nga një njeri mjaft i afërt i ish-kryeministrit Cameron.

Libri i titulluar “Dalja nga zinxhirët e demonëve – Historia nga brenda e Brexit” po botohet çdo ditë nga tabloidi i madh britanik “Daily Mail”.

Në libër zbulohet se, për një periudhë të shkurtër pas rezultatit, Cameron e shqyrtoi mundësinë e vazhdimit të detyrës, por vendosi të japë dorëheqjen, pasi kishte frikë se po përgatitej për thertoren politike, nëse do të vazhdonte të qëndronte kryeministër pas humbjes së referendumit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta