Korçë-Pogradec, një i plagosur rëndë nga aksidenti rrugor

25/09/2016 00:00

Një aksident i rëndë ndodhi në aksin nacional Korçë-Pogradec, si pasojë e të cilit një i ri është plagosur rëndë. Redi Talka, 21 vjeç, ka qenë duke u kthyer nga Pogradeci, ku kishte çuar dajën e tij në një dasmë, kur është aksidentuar në fshatin Sovjan.

Sipas të dhënave thuhet se u përplasën dy mjete, kamioni me targa KO 7579 B, me drejtues shtetasin I.S., rreth 50 vjeç, dhe automjeti tip “Mercedes- Benz” me targa AA 722 NA.

Për pasojë, drejtuesi i automjetit Benz, Redi Talka ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u dërgua në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme. Burime nga vendngjarja thanë se kamioni ka qenë duke ecur mbrapa, kur 21-vjeçari është përplasur me të dhe për pasojë mjeti doli nga rruga.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta