Ndarja e ‘Brangelina”, ka rrezuar mitin që njerëzit kanë për “çiftet e artë” të Hollywood-it. Ky është studimi më i fundit nga Jeetender Sehdev, ekspert i njohur i botës së showbizz-it njëkohësisht dhe pedagog marketingu.
Sipas tij fansat i kishin imagjinuar Angeline Jolie dhe Brad Pitt si partnerët idealë. Madje çifti Brangelina mori një status thuajse mitik, falë intervistave që vazhdimisht jepnin të dy aktorët, ndërsa flisnin për forcën e madhe të dashurisë mes tyre, ku më e bujshmja është ajo që Jolie ka dhënë për revistën Vogue në vitin 2007.
Por tani 67% e njerëzve nuk bësojnë me ne botën në dukje aq perfekte të Hollywoodit, ku pas saj sigurisht që fshihet puna e një marketingu të madh.
Rreth 1000 persona që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, morën pjesë në ankete dhe thanë se ndihen të tradhtuar nga lajmi i papritur i ndarjes. Ndaj për të rifituar besimin me audiencën e tyre dhe fansat respektive, Brad dhe Angelina do të duhet të jenë të sinqertë dhe ne muajt ne vijim- tregoi anketa.
Tashmë ka ndryshuar edhe perceptimi i çifteve të Hollywood, ku 89 për qind besojnë se lidhja është fiktivisht e rreme” dhe i gjithë ai imazh paraqitet për të fituar para.
75 për qind janë dakord se çiftet e showbizzit e shohin veten si një markë në treg.
Për këtë autori i studimit, Sehdev , ka realizuar edhe një libër “Parimet e Kim Kardashian” , i cili do të publikohet në pranverë të vitit 2017.
Top Channel