Laçi, mbetet tabu për Kukësin

24/09/2016 00:00

Asnjë gol dhe nga një pikë për Lacin dhe Kukësin. Përfundoi në barazim pa gola sfida mes kurbinasve dhe verilindorëve e zhvilluar në stadiumin e qytetit të Lacit. Marcelo Troisi ndali në një barazim ish skuadrën e tij por Laci vazhdon të mos gjejë dot golin e parë në këtë kampionat, ndërkohë  që për Kukësin e Ernest Gjokës ky ishte barazimi i tretë në këtë sezon.

Menjëherë i rrezikshëm Laci. Pa u mbushur ende një minutë lojë, Bruno Agnello provoi me një goditje të fortë nga distanca por për fatin e mirë të Enea Kolicit dhe Kukësit, topi përfundoi ngjitur me shtyllën. Ritmi i lojës ra disi në minutat në vazhdim gjatë të cilave kishte edhe disa momenti tensioni, si në rast e kësaj ndërhyrjeje të gabuar ndaj Edon Hasanit.

Në të 23-tën rreziku kaloi në portën tjetër. Izair Emini nga prapavija nxorri në mënyrë të shkëlqyer Kukësin përpara, duke pasur në majtë të sulmit për Pero Pejic. Kroati altruist në maksimum peshkoi të lirë në zonë bashkëkombasin e tij Matija Dvornekovic por ky i fundit shumë pranë portës u ndal nga shtylla.

Në të 28-tën Pejic pretendoi për një penallti pas një dhurate që i bëri portieri Selmani, por gjyqtari Andi Koci lejoi vazhdimin e lojës. Zëvendësim te Kukësi në minutën e 32-të me trajnerin Gjoka që për ti dhënë më shumë freski skuadrës në mesfushës, hodhi në fushë brazilianin Carioca në vend të Bedri Grecës. Pjesa e parë e mbyll me një goditje të gabuar Bruno Agnellos që përfundoi shumë larg kuadratit të portës.

Lojë e qetë në fillimin e pjesës së dytë, me Kukësin që krijoi rastin e parë në këtë fraskion në minutën e 56-të. Emini kombinoi shumë mirë me Pero Pejic por kroati nuk shënjestroi sic duhet. 4 minuta më pas Enea Kolici bëri heroin duke ruajtur të paprekur portën e Kukësit me një superpritje. Më kërkuese skuadra e Marcelo Troisit gjatë minutave në vazhdim.

Në të 70-tën, Bruno Aquino i lirë brende zone humbi mundësinë e shkëlqyer për ti dhënë avantazhin vendasve duke u vonuar në goditje dhe duke u ndaluar nga Hallaci. Rasti i fundit i rrezikshëm i kësaj sfide u regjistrua në minutën e 87, kur Pero Pejicit iu paraqit një shans i artë për ti dhënë tre pikët Kukësit, por bomberi kroat nuk finalizoi sic duhet me topin që përfundoi ngjitur me shtyllën e portës së mbrojtur nga Selmani.

Në Lac gjithcka u mbyll në barazim 0-0 me Kukësin që pas kësaj sfide u ngjit në kuotën e 6 pikëve. Për Lacin ky ishte barazimi i 3-t në këto 4 javë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA