Kylian Mbappe fiton gjyqin me ish-skuadrën, Gjykata detyron PSG-në t’i paguajë 60 milionë euro lojtarit të Realit të Madridit
Bayern Munchen vazhdon marshimin në Bundesligë ku vazhdon të mbajë kreun edhe pas javës së 5. Me 15 pikë të plota skuadra e Ancelottit arriti të triumfonte edhe në transfertën e Hamburgut ku e zhbllokoi rezultatin vetëm një minutë nga fundi me të zakonshmin Joshua Kimmich.
Edhe pse kampionët sfiduan një kundërshtar me objektivin për të marrë një pikë, nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës deri në fundin e takimit ku Kimmich arriti të shkëpueste tre pikë me shumë vlera nga kjo transfertë.
Bavarezët e morën kontrollin e ndeshjes që në minutat e parë, ndërsa Hamburgu tentoi të surprizonte me anë të kundërsulmeve por pa ia dalë mbanë. Me këtë fitore, Bayerni mban vendin e parë me 15 pikë, 3 më shumë se Borussia e Dortmundit.
Në sfidën tjetër Mainz-Bayer Leverkusen, ndodhi pothuajse gjithçka. Yunus Malli kaloi vendasit në avantazh ndërsa Javier Hernandez barazoi përkohësisht shifrat në minutën e 32. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Mainzit që shënoi edhe golin e dytë me autor Stefan Bell.
Fraksioni i dytë rezultoi një mankth i vërtetë për skuadrën e Martin Schmidt që u ndëshkua edhe dy herë të tjera nga Hernandez në minutat 67 dhe 90.
Me këtë fitore, “Aspirinat’ ngjiten në vendin e 9 me 7 pikë, po aq sa Mainz.
Top Channel