
Mesfushori i skuadrës holandeze Willem Tilburg, Anouar Kali bëhet futbollisti i parë në Holandë që ndëshkohet nga teknologjia.
Gjatë ndeshjes së kupës mes Willem dhe Ajaksit, 25 vjecari bëri një ndërhyrje të rëndë ndaj lojtarit të Ajaksit dhe për këtë gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi me karton të verdhë.
Por vendimi i tij ndryshoi pak sekonda më pas fal ndërhyrjes se arbitrit te 4, i cili pasi e kishte parë rastin në moviolë këshilloi gjyqtarin kryesor të ndryshonte ngjyrën e kartonit nga të verdhe në të kuqe.
Kjo është hera e parë që pamjet filmike ndryshojnë vendimin e një arbitri gjatë një ndeshjeje. Pas ndeshjes drejtuesit e Federatës Holandeze të Futbollit, pohuan se teknologjia do të vazhdoje të testohet në ndeshjet e tjera të kupës së Holandës.
Top Channel