Java e 7 e Ligue 1 nis me një surprizë pasi kampionët në fuqi të Paris Saint Germain regjistruan humbjen e dytë në 7 javët e para.
Skuadra e drejtuar nga Unai Emery u dorëzua 2-0 në transfertën e Toulouse edhe pse zbriti në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm.
Takimi nisi intensiv dhe me dyluftime të ashpra në mesfushë por pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Në minutën e 3 të pjesës së dytë, Aurier u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, vendasit kaluan në avantazh me penalltinë e saktë të ekzekutuar nga Bodiger.
Dy minuta ferri për arizienët ku humbën pothuajse gjithçka pasi në stadiumin “Municipal” kishte vvetëm një skuadër dhe ajo ishte Toulouse. Cavani i humbur në sulmin e miqve nuk e ka pothuajse asnjëherë pasqyrën e portës, ndërsa në krhun tjetër (79) Jimmy Durmaz i dha goditjen përfundimtare ekipit të Emery.
Kaq mjaftoi që Paris Saint Germain të regjistrojë humbjen e dytë duke zbritur në vendin e tretë të klasifiimit, i parakaluar pikërisht nga Toulouse që ngjitët në vendin e dytë me 14 pikë sa Nica kryesuese.
Top Channel