
Flokët e Donald Trump-it ishin sërish subjekt batutash, e këtë herë, njeriu që vuri në lojë pamjen e kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë ka qenë vetë Dalai Lama. I ftuar në emisionin “Good Morning Britain”, lideri shpirtëror tibetjan bëri shaka sa me flokët e miliarderit, ashtu edhe me gojën e tij dhe mënyrën e të folurit.
Prezantuesi Piers Morgan: Lejomëni t’ju pyes për zgjedhjet e muajit të ardhshëm në Amerikë. Donald Trump është një personazh tepër kontrovers. E keni takuar ndonjëherë Donald Trumpin?
Dalai Lama: Kurrë.
Prezantuesi: Çfarë mendimi keni për të?
Dalai Lama: Nuk e di. Ndonjëherë është si….ajo mënyra si i mban flokët.. dhe goja e tij është e vogël….ja, këtë mendim kam.
Prezantuesi: Është mendim i mirë.
Hillary Clinton, ndërkohë, ishte e ftuara e aktorit komik Zach Galifianakis në “show”-n e tij “Between Two Ferns”. Ylli i filmave Hangover e ngacmoi për postin e Sekretares së Shtetit, duke e bombarduar me pyetje si: Me që ishit sekretare, sa fjalë mund të shtypnit për një minutë dhe si e do kafenë Barack Obama?
“Pyetje shumë të vjetra Zach”, iu përgjigj Hillary, duhet të dalësh jashtë pak më shpesh.
Top Channel