Arsene Wenger, trajneri më jetëgjatë në Europë

23/09/2016 00:00

Arsene Wenger festoi këtë të enjte vitin e 20 në krye të skuadrës së Arsenalit, duke u shndërruar aktualisht në trajnerin e vetëm në të gjitha ligat europiane që ka qëndruar kaq gjatë në një skuadër. 

Tekniku francez erdhi në krye të “Topçinjve” në vitin 1996 dhe 2 vjet më pas e shpalli Arsenalin kampion të Anglisë. 

Wenger e fitoi këtë titull edhe 2 herë të tjera, në vitin 2002 dhe 2004 dhe 6 herë FA Cup. Pengu më i madh i tij është dështimi në finalen e Champions League në vitin 2006, ku u mund nga Barça me rezultatin 2-1.

Këtë të shtunë, 66-vjeçari dhe Arsenali i tij do të luajnë derbin londinez përballë Chelsea.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta