Nishani depozitoi në OKB instrumentin e ratifikimit të Marrëveshjes së Parisit për Klimën

22/09/2016 09:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, mori pjesë në ceremoninë e Nivelit të Lartë për Hyrjen në Fuqi të Marrëveshjes së Parisit për Klimën.

Në këtë ceremoni i dorëzoi Sekretarit të Përgjithshëm, krahas shumë krerëve të tjerë të shteteve, instrumentin e ratifikimit të kësaj marrëveshje nga Shqipëria, e cila ka si objektiv luftën kundër ndryshimeve klimatike, si dhe rakordimin e veprimeve dhe investimeve drejt një të ardhme me karbon të ulët, të qëndrueshme dhe përmirësim të aftësive ripërtëritëse.
 
Marrëveshja u nënshkrua nga pala shqiptare në Nju Jork dhe u ratifikua nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më 14.07.2016.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA