Seria A, Strakosha debuton me humbje. Milani mund Lazion 2-0

20/09/2016 00:00

Thomas Strakosha debuton me humbje në Serinë A. Portieri i kombëtares shqiptare U21 bëri një paraqitje shumë të mirë, por nuk arriti të shpëtojë Lazion nga humbja 2-0 ndaj Milanit në “San Siro”.

Carlos Bacca zhbllokoi rezultatin në minutën e 37, ndërkohë që më pas vetë ai humbi një shans për ta dyfishuar atë. Lazio e Inzaghit u mundua të bëjë diçka në pjesën e dytë, por mungesa e fantazisë në mesfushë bëri që ata të mos rrezikonin asnjëherë ashtu siç duhet portën kundërshtare.

Në minutën e 74, Niang shënoi golin e dytë dhe të qetësisë nga pika e 11-metërshit. Me këtë triumf Milani i Montelës ngjitet përkohësisht në vendin e tretë me 9 pikë, po aq sa Juventusi që do të luajë të mërkurën ndaj Kaljarit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta