
Borusia e Dortmundit shkatërroi 1-5 Volfsburgun dhe i merr përkohësisht Bajernit të Mynihut kreun e Bundesligës. Goli i shpejtë i Guerreiros i çliroi lojtarët e Dortmundit nga ana psikologjike, por dha efektin e kundërt te kundërshtarët, të cilët lejuan Aubumejangun të dyfishonte në minutën e 16.
Volfsburgu kishte shanse të rihapte ndeshjen që në pjesën e parë, por Gomez, Draxler dhe Rodriguez dështuan para portës kundërshtare.
Goli i shumëpritur nga tifozët vendas erdhi në fillimin e pjesës së dytë me Didavin. U mendua se Volfsburgu do ta ndryshonte lojën, por 5 minuta më pas Dembele trefishoi për Dortmundin nga një pozicion i dyshimtë për pozicion jashtë loje.
Më pas, Aubamejang dhe Pishçek vulosën fitoren që e ngjit Dortmundin në kuotën e 9 pikëve.
Top Channel