Pescara interesohet për Lorik Canën

19/09/2016 00:00

Pescara synon të afrojë edhe një tjetër lojtar shqiptar dhe ai është ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, Lorik Cana.

Lajmi bëhet i ditur nga “Gazzetta Dello Sport” në seksionin e merkatos, ku thuhet se ekipi abrucez synon afrimin e Canës pas dëmtimit të mbrojtësit, Norbert Gyomber, i cili do të mungojë për rreth një muaj.

Lorik Cana mund të rikthehet në Serie A. Ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare që gjatë kësaj vere ndërpreu kontratën me Nantes, aktualisht është ende pa një skuadër dhe Pescara synon ta rikthejë në fushën e blertë. Ekipi abrucez ku militojnë edhe Memushaj e Manaj, kërkon një emër me eksperiencë në mbrojtje dhe Cana është profili i identifikuar nga drejtuesit. Lajmin e bën të ditur Gazzetta Dello Sport në seksionin e merkatos.

Afrimi i mundshëm i Canës te Pescara do të ishte një garanci më shumë për ekipin e Massimo Oddos që synon qëndrimin mes më të mirëve të Italisë. Te Pescara aktualisht luajnë edhe dy lojtarë të tjerë shqiptarë, Ledian Memushaj, si dhe sulmuesi Rey Manaj.

Në rast se marrëveshja konkretizohet, atëherë kjo do të ishte aventura e dytë e ish mbrojtësit kuqezi në Itali pas 4 sezoneve në radhët e Lazios.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta