
Ekipi kombëtar i vajzave U-19 arriti fitoren e parë në Grupin e 4-t eliminator, për Evropianin 2017. Vajzat e reja të drejtuara nga Nevil Dede kanë mundur ekipin e Qipros me rezultatin e pastër 2-0.
Një ndeshje kjo e dominuar në 90 minutat e saj nga vajzat kuqezi, që ndryshe nga dy takimet e mëparshme me Serbinë e Skocinë treguan një paraqitje shumë të mirë se kundërshtari.
Në minutën e 34, Koldashi, më e mira në fushë, pasi lëviz bukur me topin godet saktësisht nga një distanca e largët, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portieres qipriote dhe çon rezultatin në 2-0.
Në minutat e fundit u ndje lodhje fizike te të dyja skuadrat, derisa gjyqtarja kryesore vërshëlleu për përfundimin e ndeshjes.
Me këtë fitore ekipi i vajzave kuqezi kanë mundur të sigurojnë vendin e tretë në këtë grup, duke lënë pas pikërisht ekipin e Qipros. Në dy takimet e para Shqipëria u mund përkatësisht 11-0 nga Skocia dhe 9-0 nga Serbia, kjo e fundit mori edhe vendin e parë në këtë grup.
Top Channel