
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti Duncan Norman, ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.
Ambasadori Norman vlerësoi reformat e ndërmarra nga Shqipëria, veçanërisht reformën në drejtësi, si një prej më të rëndësishmeve për konsolidimin e demokracisë dhe forcimin e shtetit ligjor.
Ministrja Gjosha falënderoi ambasadorin për mbështetjen që Britania i ka dhënë Shqipërisë , në sektorë si arsimi, drejtësia, apo burgjet, ku një sërë projektesh janë financuar pikërisht nga Mbretëria e Bashkuar.
Ministrja Gjosha, theksoi gjithashtu se qeveria shqiptare është e vendosur të vijojë rrugën e reformave, për t’u mundësuar qytetarëve të saj, standarde jetese europiane.
Ministrja Gjosha, u shpreh gjithashtu, se pavarësisht situatës që po kalon Europa, Shqipëria e konsideron të patjetërsueshme rrugën e saj drejt BE-së.
Top Channel