Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Pas dy barazimeve me rrjeta të paprekura në kampionat, Vllaznia ka treguar se këtë sezon jo vetëm që ka një mbrojtje të mirë, por edhe reparti i sulmit ka ardhur duke u përmirësuar.
Këtë e tregoi mjaft mirë në përballjen e javës së tretë të Superligës ndaj Flamurtarit duek shënuar 2 gola.
Minuta e 21-të ishte ajo që do të ndryshonte dhe shifrat e ndeshjes. Shkodra i Flamurtarit do ndërhynte ndaj Bicit brenda zone dhe ka penallti për Vllazninë e Shkodrës. Të drejtën për të ekzekutuar penalltinë e ka marrë Tafili që u tregua i saktë duke shënuar golin e parë personal për këtë sezon, por edhe golin e parë sezonal të Vllaznisë.
Në minutat e ardhshme ka pasur raste dhe aksione mjaft të bukura nga të dyja të skuadrat, mundësi që nuk u shfrytëzuan ashtu siç duhen deri në minutën e 72’, kur Gurishta dhuroi një asist për Hebaj që këtë herë nuk fali.
Minutat deri në fund nuk sollën ndryshim rezultati me Flamurtarin e dorëzuar dhe të pafuqishëm për të shënjestruar kuadratin.
Pas tre javësh kampionat Vllaznia ende nuk e njeh humbjen, duke u ngjitur në kuotën e 5 pikëve. Por edhe shijen e pësimit të golit, një detaj që e ka të përbashkët me Partizanin.
Top Channel