
Starti shumë i mirë i sezonit i Zlatan Ibrahimovic ka bërë që drejtuesit e Manchester United të mendojnë për zgjatjen e bashkëpunimit me sulmuesin suedez.
Sipas asaj që publikohet te tabloidi britanik “Daily Mirror”, “djajtë e kuq” kanë shprehur gatishmërinë që përveçse të aplikojnë opsionin e kontratës aktuale të Ibrahimovic për ta mbajtur deri në vitin 2018, ta zgjasin atë edhe për një sezon tjetër.
Forma e shkëlqyer fizike e Ibrahimovic u ka bërë përshtypje drejtuesve më të lartë të klubit anglez gjë që duket edhe nga paraqitjet e tij në fushën e lojës.
Deri tani, Ibrahimovic ka shënuar 4 gola në kampionatin anglez dhe kjo po bën që drejtuesit e Manchestet United të arrijnë deri aty sa të heqin dorë nga blerja e futbollistëve të tillë si Bale apo Neymar.
Top Channel