F1 Singapor, Rosberg gjithnjë i pari në prova

17/09/2016 00:00

Mercedes nuk i jep hapësirë imagjinatës së kundërshtarëve për ta parë veten në pozicionin e parë për asnjë moment, madje edhe në teste. Kështu ka ngjarë në sesionin e tretë, në pistën Marina Bay, ku po bëhen përgatitjet e fundit për Çmimin e Madh të Singaporit.

Ishte Nico Rosberg më i shpejti në provat e treta të lira, me kohën 1’44.352. Me vetëm 59 të mijëtat koha e dytë më e mirë u klasifikua ajo e holandezit Verstappen me Red Bull. Në pistën që vezullon nga ndriçmi artificial po bën mirë në teste edhe Kimi Raikkonen, që e afroi ngjyrën e kuqe të Ferrarit të tij në pozicionin e tretë.

Vendet 4 dhe 5 në renditje i përkasin australianit Ricciardo dhe gjermanit Vettel. Ndërkohë pas problemeve në sesionin e dytë, Hamilton zhvilloi të tretin me shumë gabime, duke vendosur kohën e 8 më të mirë.

Gara kualifikuese do të startojë në orën 15.00 dhe do të transmetohet live në Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB