Tiranë, arrestohet një nga autorët e dhunimit të biznesmenit nga Libani

15/09/2016 09:40

Policia e Tiranës njoftoi se ka bërë të mundur identifikimin e autorëve që dhunan biznesmenin libanez Faad Mitri dhe ka arrestuar njërin prej tyre, i njohur si Skënder Kraja, 26 vjeç, banues në Durrës.

Sipas policisë, Kraja, në bashkëpunim me dy persona të tjerë me inicialet V.D. dhe L.M. po nga Durrësi, që janë shpallur në kërkim nga forcat e rendit, kanë goditur pak ditë më parë biznesmenin nga Libani në lidhje me një investim të bërë në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Gjatë kontrollit në banesën e 26-vjeçarit u gjet edhe një sasi lënde narkotike e llojit kanabis sativa.

Për të tre autorët e përfshirë në këtë ngjarje, materialet i kaluan prokurorisë dhe ndaj tyre rëndon akuza e plagosjes së lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA