Tentojnë ta vjedhin, viktima: Kapeni, i ngjan Christiano Ronaldos

15/09/2016 00:00

Dy hajdutë në Francë janë kapur pak kohë pasi kanë tentuar të realizojnë një vjedhje në Saint-Max.

Pasi i ka zënë në befasi, pronari i shtëpisë u ka dhënë edhe përshkrimin e personave që kishte parë poshtë dritares së tij.

E ndërsa për njërin prej tyre ai ka përshkruar vetëm veshjen, për tjetrin ka pasur edhe bindjen se ia njihte fytyrën.

Tahir Lani dhe bashkëpunëtori Ndreke Cezmja u arrestuan si autorët e ngjarjes. Policia arriti në konkluzionin se Lani ishte edhe Ronaldo që po kërkonin.

Por avokati i Tahir Lani  ka bërë një manovër të çuditshme për të liruar klientin e tij në seancën e gjyqit. Me pretendimin se klienti i tij nuk i ngjan fare kampionit të Evropës, ai kërkoi që Christiano Ronaldo të thirrej në seancë për të bërë edhe krahasimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB