
Ndërsa pretendon ta nisë me tre pikë në transfertë sezonin e ri të Europa League, trajneri i “djajve të kuq” ka vendosur të mos grumbullojë në përballjen ndaj Feyenoord kapitenin Rooney dhe dy lojtarë të tjerë kyç si Mkhitaryan dhe Lingard.
Këta dy të fundit u zëvendësuan në fillim të pjesës së dytë në humbjen gjatë derbit përballë Manchester City në javën e katërt të Premier League. Por mos grumbullimi i Rooney, një sulmues me kualitet të lartë, mbetet një surprizë.
Kreu i Manchester United ka deklaruar se ndeshja në Roterdam është një mundësi e përkryer për të rimarrë veten pas humbjes në derbi.
Gjithsesi Mourinho është nisur drejt Hollandës duke e ditur se ka përballë një Feyenoord që është në krye të kampionatit dhe i ka fituar të 5 ndeshjet e fundit të Eredivisie.
Top Channel