Ekskluzive, Xhafaj: Ja 6 gabimet e Llallës. Reforma, jo pengesë për Prokurorinë

13/09/2016 19:30

Komisioni i Reformës në Drejtësi do të rinisë punën të mërkurën me synimin, siç shprehet zoti Fatmir Xhafaj, për të përmbyllur procesin e miratimit të 7 ligjeve të paketës së emergjencës brenda muajit shtator. Por, Top Channel ka mësuar se paralelisht me këtë, komisioni i ka kthyer një përgjigje cinike, por të detajuar, kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe shqetësimit të tij për bllokimin e punës së prokurorisë, për shkak të Kushtetutës së re. Në dokumentin që disponohet nga Top Channel, Fatmir Xhafa radhit 6 pika, ku, sipas tij, prokuroria i ka shqetësimet e saj, të pabaza.

Në dokumentin që disponohet nga Top Channel, Fatmir Xhafa radhit 6 pika, ku, sipas tij, prokuroria i ka shqetësimet e saj, të pabaza.

Që prej datës 1 shtator, kur prokurori i përgjithshëm e identifikoi Kushtetutën e re si pengesë për ecurinë normale të prokurorisë, nuk është verifikuar ndonjë rast kur organi i akuzës ka ndërprerë punën për pamundësi ligjore. Sipas kryetarit të Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, diçka e tillë nuk mund të ndodhë, sepse shqetësimi që ka ngritur Prokurori i Përgjithshëm nuk ka bazë reale.

Top Channel siguroi përgjigjen e mbërritur në prokurori pak ditë më parë dhe në 6 pikat, Fatmir Xhafaj i referohet përcaktimeve në Kushtetutën e re, që sigurojnë vazhdimësinë normale të institucioneve aktuale të drejtësisë, përfshirë edhe prokurorinë. Një prej tyre është neni i parë që hap dispozitat tranzitore kushtetuese, të cilat garantojnë vazhdimësinë dhe rrëzon kërkesën e kryeprokurorit për një dispozitë tjetër kalimtare.

Në cilësinë e Kryetarit të këtij Komisioni, parashtrimet e paraqitura  prej jush i konsideroj, si të pambështetura  në argumente kushtetuese. Në nenin 178, pika 1 të saj thuhet shprehimisht se : “Ligjet dhe aktet e tjera normative të miratuara para datës së hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute do të zbatohen derisa nuk janë shfuqizuar.”

Kreu i reformës në drejtësi përdori të njëjtin parim dhe një referencë direkte në Kushtetutë për të rrëzuar si të pabazuar shqetësimin tjetër të Prokurorit të Përgjithshëm për heqjen e të drejtës për të hetuar zyrtarët e lartë deri në ngritjen e prokurorisë së posaçme.

“Në nenin 179, pika 8 të Kushtetutës parashikohet se “Pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme, Prokuroria për Krimet e Rënda do të pushojë së funksionuari.”. Ky rregullim kushtetues është argumenti bazë që rrëzon qëndrimin e parashtruar se nuk ka parashikime për prokurorinë në dispozitat kalimtare.

Përgjigjja e kryetarit Xhafa duket se më shumë sesa të sqarojë kryeprokurorin, ka për qëllim të demaskojë atë që qeveria i quan aleanca fluide për të sabotuar reformën në drejtësi. Përveç kryeprokurorit, Unioni i Gjyqtarëve dhe më herët Presidenti, kanë shpreur shqetësime të ngjashme, sipas tyre, krijuar pas miratimit të Kushtetutës së re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA