Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari. Detajet nga ngjarja e rëndë Fushata sensibilizuese për përdorimin e rripit të sigurimit duket se ka dhënë efekt. Nga një vëzhgim në rrugët e kryeqytetit vihet re zbatimi në masë i tij, pas rritjes së vlerës së gjobës nga 5 mijë deri në 15 mijë lek të reja.
“Reagimi ka qenë i kënaqshëm pas periudhës 10 ditore ku policia ka pasur një fushatë sensibilizueze këshillimi për përdorimin e rripit. Ajo çfarë mbetet problem akoma është përdorimi i rripit të sigurimit nga pasagjerët dhe përdorimi i mjeteve fiksuesve për fëmijët nën 4 vjeç”, shprehet Ervin Hasrama, shef i qarkullimit, Tiranë.
Por edhe këto 2 ditë që nga aplikimi i tyre, gjobat nuk kanë munguar.
“Gjatë këtyre dy ditëve janë marrë 90-95 masa administrative për rripin e sigurimit. Masat për përdorimin e rripit të sigurimit nga dita në ditë kanë qenë në ulje. Kemi besim nga këto masa pasi në fund të fundit rripi i sigurimit shpëton jetë”, thotë Hasrama.
Ndonëse vihet re një reagim pozitiv i drejtuesve të mjeteve, policia do të vijojë kontrollet edhe në ditët në vijim.
Top Channel