Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Një ditë pas vrasjes me armë zjarri të zyrtarit të OSHEE në Rrëshen, policia ka gjetur të djegur makinën e cila dyshohet të jetë përdoruar për t’u larguar nga autorët e vrasjes.
Mjeti është gjetur në Vinjoll të Kurbinit, ndërsa autorët dyshohet se e kanë braktisur atë pasi janë ndjekur nga policia. Saimir Jaku u ekzekutua nga dy persona të maskuar dhe me armë kallashnikov një ditë më parë në momentin që ndodhej në ambientet e jashtme të një lokali në qendër të qytetit të Rrëshenit.
Autorët e ngjarjes ikën me shpejtësi dhe policia nisi ndjekjen menjëherë, pasi atentati ndodhi shumë afër Komisariatit të Policisë.
Viktima, mësohet se është punonjës i OSHEE. Kompania me një deklaratë dënoi aktin kriminal, ndërsa sqarohet se Saimir Jaku deri në fund të gushtit mbante detyrën e Drejtorit të Njësisë së Tensionit të Larte Veri. Në shtator ai është transferuar në Tiranë në pozicionin Shef Sektori i Asistencës Teknike.
Top Channel