Zbulohen 3100 rrënjë kanabis në Krujë

07/09/2016 00:00

Policia e Krujës ka asgjësuar me anë të djegies 3 100 bimë narkotike kanabis sativa.

Kjo është bërë e munduar gjatë operacioneve për goditjen dhe parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike të shtrira në fshatrat Borizanë, Thumanë, Qerek dhe Shelqet.

Sikurse bën me dije policia, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, ndërkohë që po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel