Sezoni i ri në Top Channel
04/09/2016 00:00
Të hënën, më 5 shtator, në Top Channel nis sezoni i ri televiziv. Emisioni i parë që do hapë ditën tuaj do të jetë “Wake up” e më pas gjatë ditës do të jetë edhe emisioni “Në shtëpinë tonë”.
Po më 5 shtator nis sezonin e ri edhe emisioni investigativ “Fiks Fare”.
Top Channel premton që ky sezon i ri do jetë i mbushur me shumë surpriza, me emisione e programe të reja si dhe me drejtues të rinj, por për më shumë do t’ju njohim edhe në ditët në vazhdim.
Top Channel