Vatikani foli dhe këndoi shqip mbrëmjen e së premtes për të nderuar një grua shqiptare që u bë simboli botëror i humanizmit dhe frymëzimi i dashurisë për njerëzit varfër.
Yjet e muzikës, kudo ku janë rritur e jetojnë, u bënë bashkë në një koncert historik në Bazilikën e Shën Palit, ndërsa në sallë ishin personalitete më të larta të politikës dhe qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës.
Koncerti u parapriu ceremonive të ditës së sotme, që nisin me meshën e drejtuar nga Papa Françesku në orën 10:30 minuta në Sheshin e Shën Pjetrit.
Top Channel do të ndjekë dhe transmetojë drejtpërdrejtë Shenjtërimin në Vatikan me një transmetim special që do të fillojë nga ora 10:00, me një studio të zgjeruar me shumë të ftuar, materiale ekskluzive dhe lidhje direkte nga Roma, Vatikani, Tirana e Prishtina.
Top Channel