Vlorë, asgjësohen 16 000 bimë kanabis; një në pranga

02/09/2016 10:10

Policia e Vlorës ka asgjësuar 16 000 bimë kanabis sativa dhe ka arrestuar një nga autorët e kultivimit të këtyre bimëve, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim.

Bimët narkotike janë gjetur të kultivuara në fshatrat Trevllazër, Llakatund, Tërbaç, Armen dhe Karroq, të mbjella në zona të vështira, kryesisht në mesin e pyjeve të dendura, përgjatë luginave.

Dy prej këtyre parcelave, me rreth 6 000 bimë narkotike, janë gjetur të mbjella pranë fshatit Karroq të Sarandës. Policia ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve narkotike, shtetasin Gëzim Shena, 28 vjeç, banues në Gjirokastër.

Është shpallur në kërkim shtetasi R.K., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA