Lënda narkotike shitej në lokale, taksi dhe tabakino, shkatërrohet grupi kriminal/ Arrestohen 22 persona, ja si e kamuflonin drogën Flakët kanë përfshirë gjatë ditës së mërkurë një masiv me pisha në pyjet e Gjegjanit të Pukës. Intensiteti i flakëve ka qenë i lartë dhe të favorizuara edhe nga era, çka detyroi Emergjencat Civile të kërkonin ndihmën e helikopterëve të Ministrisë së Mbrojtjes, pasi terreni ishte i vështirë.
Me mbërritjen e helikopterit në zonën e zjarrit dhe punës së zjarrfikësve nga toka, u bë e mundur që pas një ore përpjekjesh, vatra e zjarrit të lokalizohej brenda një perimetri relativisht të vogël të masivit me pisha, ndërsa puna po vijon deri në fikjen e plotë të zjarrit.
Gjithashtu, një grup zjarrfikësish do të qëndrojnë në zonë për shkak të mundësisë së riaktivizimit të flakëve.
Paralelisht, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
Top Channel