Xhon Terri për herë të parë rrëfen sekretin e frikshëm: “Pas asaj penalltie të humbur më shkoi në mendje vetvrasja…
Elseid Hysaj vlerësoi paraqitjen e kombëtares ndaj një rivali jo të lehtë si Maroku. Ai luajti në qytetin e tij të lindjes, ndërsa deklaroi se do të punojë më shumë për t’u përshtatur me rolin e ri në rreshtimin 3-5-2.
“Është bukur që të luaj në qytetin tim dhe ta nderoj. Unë si person nuk kam ndeshje zyrtare, apo miqësore. Gjithmonë jap maksimumin. Tramezzani kërkoi të ulja ritmin? Do mësohem në stërvitje për rolin e ri ku luajta me 3-5-2, por do ta praktikoj në stërvitje dhe të përshtatem. Nuk kam luajtur kurrë në këtë skemë, ndihem mjaft mirë në 4-4-2, por këto janë zgjedhje të trajnerit. Sido që vjen, do të kemi kohë të përgatitemi për të gjithë formacionet e mundshme. Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Duhet ta kemi kujdes Maqedoninë, por jemi duke u rregulluar çdo ditë e më tepër, e më pas do të shohim pas ndeshjes çfarë ndodh. Euforia? Gjatë këtyre viteve kemi mësuar që euforia nuk të çon askund”, u shpreh mbrojtësi.
Top Channel