Ditën e hënë, në kuadër të plan-operacionit për evidentimin, dokumentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, në njësinë administrative Pult të Shkodrës është ushtruar kontroll në fshatin Kir, ku janë gjetur disa parcela të kultivuara me kanabis dhe është ndaluar Kryeplaku i fshatit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në dy banesa u gjet bimë narkotike në gjendje të tharë në formë boçeje.
Tek banesa e shtetasit Tom Marku (administrator i njësisë administrative Pult) u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg 303 gr lëndë narkotike si dhe një armë gjahu me 6 fishekë. Tek banesa e shtetasit Nikolin Deda, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg e 660 gr lëndë narkotike.
Të dy këta shtetas janë ndaluar së bashku me kryeplakun e fshatit Kir, 31-vjeçarin Ndue Kopshtaj, i cili akuzohet për moskallzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Top Channel