Ka diçka tek Milani që nuk shkon

29/08/2016 00:00

4 golat e pësuar në San Paolo nxorën në dritë defektet që në fitoren me fat ndaj Torinos thjesht i kishte fshehur nën tapet.

Shpesh gjithçka pritet të kalohet qetësisht dhe në heshtje, por pas humbjes 4-2 ndaj Napolit kjo nuk ka ndodhur. Duke filluar nga Niang dhe Kucka që i dhanë fund çdo mundësie për të përmbysur rezultatin pasi u larguan me karton të kuq.

I pari që kërkon falje, natyrisht përmes Instagramit, ka qenë mesfushori sllovak. “Doja t’i kërkoja falje shoqërisë, trajnerit, skuadrës dhe tifozëve për daljen me të kuqe që i la shokët e mi në vështirësi”.

Falje u kërkua edhe nga francezi, gjithmonë përmes rrjeteve sociale.

Sipas Corriere Dello Sport, prespektivat për periudhën afat shkurte te Milani nuk duken të mira, megjithatë ende ka shpresë në 24 orët e fundit të merkatos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA