Çudia e futbollistit në Burundi, mbante në gojë monedhën kundër magjisë, e gëlltit dhe vdes
Manchester United nuk ka hequr dorë nga Gareth Bale. sipas asaj që publikohet të ‘Daily Star’, klubi anglez do të kërkojë që në këto ditë të mbetura të merkatos së transferimeve, të realizojë blerjen e Uellsianit nga Reali i Madridit.
Por për Djajtë e Kuq, detyra për të sjellë në Old Trafford Uellsianin do të jetë shumë e vështirë, pasi klubi merenges po punon për rinovimin e kontratës së futbollistit edhe për 2 sezone të tjerë.
Gjithsesi kjo nuk i ndal drejtuesit e Manchester United të cilët besojnë se e kanë një As nën mëngë dhe bëhet fjalë për Adidas, e cila sponsorizon edhe vetë futbollistin.
Kompania gjermane e veshjeve sportive luajti një rol të rëndësishëm edhe në transferimin e Pogba te djajtë e Kuq, dhe për këtë arsye tek United shpresohet që e njëjta histori të ndodhë edhe me Bale.
Top Channel