PSG insiston, gati rinovimi me Luis Enrique deri në vitin 2030
Rud Gullit nuk do të nisë punën në stafin teknik të përfaqësueses holandeze në krah të Danny Blind. Mes ish-futbollistit dhe Federatës Holandeze të futbollit janë shfaqur mosmarrëveshje të mëdha në lidhje me kontratën që Gulit do të nënshkruante duke i ndërprerë përfundimisht të gjitha tratativat.
Nëpërmjet një komunikate për shtyp, Federata Holandeze ka deklaruar se Gullit pretendonte përfshirjen e disa klauzolave në kontratën e tij ku njëra prej tyre ishte lënia e lirë e tij nëse do të merrte ndonjë ofertë tjetër më të mirë.
Por kundërpërgjigjja e Gulit ishte e menjëhershme, duke theksuar se ishte vetë Federata e Futbollit që e kërkoi shërbimin e tij si asistent të Danny Blind, me këtë të fundt që u kufizua vetëm në deklaratën se te Holanda do të nisin kërkimet për një asistent tjetër pas ndeshjes me Suedinë.
Top Channel