Notari amerikan mund të dënohet me 1 vit burg në Brazil

26/08/2016 00:00

Notari amerikan Ryam Lochte akuzohet nga policia braziliane se ka dhënë dëshmi të rremë për ngjarjen ku ai pretendon se i është vënë pistoleta në kokë nga grabitës të veshur si policë, të cilët e kanë detyruar të japë të gjitha paratë që kishte me vete bashke me tre kolegë të tjerë amerikanë.

Mirëpo 32-vjeçari u kap mat pas publikimit të pamjeve filmike, që tregonin se në gjendje të dehur kishte shkatërruar tualetet e një pike të furnizimit me karburant, madje kishte urinuar në muret e ndërtesës.

Për këtë shkelje të ligjit Lochte, sipas legjislacionit në Brazil, rrezikon nga 1 deri 6 muaj burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB