Roma ‘i falet’ Malen, holandezi shënon tregolësh në fitoren ndaj Pisas
Në një garë të varfër dhe “low cost” për të firmosur me sulmuesin italian Mario Baloteli, shtohet tashmë edhe emri i skuadrës së Nisës. Sipas të përditshmeve franceze, pas Kievos, Bolonjës dhe Ajaksit, po interesohet fuqishëm edhe ekipi i rivierës transalpine, që me firmën e bomberit me ngjyrë mund të shtojë tifozët në stadium dhe mund të garantojë shpërthime, edhe pse me oshilacione, në repartin ofensiv.
Trajneri i formacionit që militon në Ligën e parë të Francës, Lusien Favrë ka kërkuar me ngulm transferimin e Mario Balotelit, duke i garantuar agjentëve të futbollistit një fillim të ri dhe të mbarë për karrierën e katandisur si mos më keq. Pasi po cilësohet i ndarë në shtëpi te Liverpuli që nuk e konsideron aspak, Supermario duket se në moshën 26-vjeçare do ta nisë sërish nga zero për të synuar të grumbullohet sërish në kombëtare.
Në një intrigë të merkatos ku po merret edhe me tramnsferimin e Matuidisw, superagjenti i merkatos Mino Raiola ka kontaktuar dhe me Nisën për të dërguar Balotelin në një ekip pa shumë pretendime, por që i garanton minuta loje. I vetmi problem madhor është çeku i majmë që merr Supermario, e që vështirë se do ta gjejë në kampionatin francez.
Top Channel