Tragjedi në Nepal/ Shkon në 9 numri i viktimave alpinistë që humbën jetën nga dy ortekë, mes tyre italianë, gjermanë dhe francezë Hetimet në Turqi kanë sjellë detaje të reja mbi shpërthimin në një dasmë në krahinën juglindore të Gaziantep mbrëmjen e së shtunës.
Kamikazi, i cili ishte i moshës nga 12-14 vjeç ishte i pajisur me bombë artizanale për të forcuar efektin e sulmit dhe shumica e vdekjeve kanë ndodhur për shkak se njerëzit janë goditur nga zare mermeri që ndodheshin brenda në të.
Nga 54 viktima, 29 ishin fëmijë. Emine Ayhan humbi katër nga fëmijët e saj në dasmën fatkeqe. “Nëse nuk do të kisha gjallë fëmijën e vetëm që mbijetoi, atëherë do të kisha vrarë veten”, rrëfeu nëna e dëshpëruar.
Mekanizmi i bombës ishte e njëjtë si ato të përdorura në sulmin e 10 tetorit në vitin 2015 në Turqi, ku të paktën 140 vetë humbën jetën. Policia po heton gjithashtu Deniz Buyukçelebi, i cili mendohet se dha urdhrin për të organizuar sulmin.
Ai njihet si militanti “përgjegjës” i ISIS për të gjitha sulmet e grupit në kufirin turko-sirian. Por, autoritet i shqetëson fakti i rritjes në numër të fëmijëve kamikazë, të cilët pasi i nënshtrohen një “lavazhi të trurit” marrin urdhra për t’u vetëhedhur në erë.
Ditën e diel, policia në Kirkuk të Irakut arriti të ndalonte një fëmijë kamikaz përpara se të shpërthente brezin me eksploziv.
Najmaldin Karim, guvernatori i Kirkuku-t tha se, “militantët i gënjejnë fëmijët duke i thënë se do të shkojnë në parajsë dhe aty do të marrin gjithçka që duan. Kjo është taktika për t’i kthyer në kamikazë”, e mbylli guvernatori.
Top Channel