Lionel Messi shqetëson sërish Barcelonën. Sulmuesi argjentinas nuk e përfundoi sfidën me Atletico Madrid e mbyllur në barazimin 1-1, për shkak të një dëmtimi muskulor.
Vetë klubi katalanas e konfirmoi këtë lajm nëpërmjet një komunikate nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social Twitter ku theksohet se 29-vjeçari do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 3 javë.
Kjo do të thotë se Messi do të humbasë më siguri 2 ndeshjet e radhës së Kampionatit me Sporting Gijon dhe Celta Vigon në 24 shtator dhe 2 tetor si dhe atë të Champions League Ligës me Borussia Monchengladbach javën e ardhshme.
Gjithashtu ai nuk do të luajë as në 2 ndeshjet e radhës së Argjentinës për Eliminatoret e Botërorit 2018 kundër Perusë dhe Paraguajit në 7 dhe 12 tetor. Nëse periudha e riaftësimit do të kalojë pa probleme Messi do të zbresë në fushën e lojës në sfidën e 15 tetorit ndaj Deportivos në “Camp Nou”.
Top Channel