“Paradë” e gjashtë planetëve në qiellin e natës këtë fundjavë, ja disa këshilla si mund ta shihni më mirë këtë fenomen
Autoritetet kineze ushtrojnë një kontroll të rreptë të internetit, kontroll që duan ta shtrijnë tashmë edhe në fushën e transmetimit të drejtpërdrejtë.
Rregullatori i internetit u ka kërkuar të gjitha faqeve që ofrojnë këtë shërbim të dhënat të sakta të përdoruesve dhe të kontrollojnë përmbajtjen gjatë gjithë kohës.
Rregullorja e re synon që të vendosë kontroll mbi videot e cilësuara se “të padenja” nga morali i shoqërisë dhe ligjet vendase.
Në Kinë janë afërsisht 80 platforma që ofrojnë këtë shërbim, që është i përhapur në masë mes të rinjve vendas.
Në muajin prill të këtij viti, Ministria e Kulturës bëri publik një hetim mbi faqet më të mëdha që ofronin shërbimin “live stream”. Nga ky hetim ajo tha se u gjetën materiale me përmbajtje pornografike dhe dhune që dëmtojnë moralin e shoqërisë kineze.
Katër janë faqet që mbizotërojnë në këtë treg në Kinë. Bilibili, YY, Inke dhe Douyu, që tërheqin me miliona përdorues në ditë.
Top Channel