Policia e Shtetit ka reaguar pas deklaratave për një raport sekret, sipas Partisë Demokratike, për kultivimin e kanabisit në Shqipëri.“Nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston asnjë raport sekret apo i çdo natyre tjetër. Lajme të shpikura për raporte sekrete synojnë denigrimin e punës sonë”, lexohet në komunikatën e Policisë së Shtetit.
Policia thotë në deklaratë se bashkëpunimi konkret me partnerët italianë dhe angazhimi i policisë kundër parcelave të kanabisit ka shënuar sukses vitet e fundit.
“Është kjo arsyeja që është rritur eficienca e Policisë së Shtetit në identifikimin e kultivimit dhe shkatërrimit të narkotikëve.
Lajme të shpikura për raporte sekrete, synojnë gjithashtu dëmtimin e punës së përbashkët të Policisë së Shtetit me partnerët ndërkombëtarë, çka ndikon edhe në dëmtimin e imazhit të vendit”, thuhet në reagim.
Top Channel