Talenti i Realit drejt transferimit te Rennes
15/08/2016 00:00
Talenti 17-vjeçar i Realit të Madridit, Martin Odegaard duket se do të vijojë karrierën në kampionatin francez.
Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, futbollisti norvegjez do të transferohet te Rennes dhe zyrtarizimi i këtij kalimi pritet të bëhet në ditët në vazhdim.
Vendimi për kalimin e Odegaard të Rennes u mor nga vetë Zinedine Zidane sipas të cilit, 17 vjeçarit i duhet vazhdimësi në aktivizimin e tij. Për më tepër, Zizu e njeh mirë skuadrën e Rennes e strukturat e saj, pasi pikërisht në këtë klub në 2014 bëri hapat e tij të parë si trajner.
Top Channel