Inter, gati 80 mln euro për Alexis Sanchez

15/08/2016 00:00

Inter kërkon të sjellë në Milano Alexis Sanchez. Lajmi publikohet nga portali “fichaje.net”.

Sipas këtij portali, klubi zikaltër është gati të ofrojë 80 milionë euro për të siguruar shërbimin e sulmuesit kilian të Arsenalit.

Gjithnjë sipas këtij portali, Interi po mendon që t’i ofrojë futbollistit një kontratë me pagë 8 milionë euro në sezon që do të përbënte një rekord për klubin italian.

Në rast të nënshkrimit të kontratës me Interin, për kilianin do të ishte një rikthim në Serie A pasi para kalimit në Barcelonë, Sanchez ka qenë pjesë e Udineses.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB