Humbjet nuk e prishin festën shqiptare në Conference League, Shkëndija dhe Drita shkruajnë historinë
Claudio Bravo mendon largimin nga Barcelona. Kjo është tema për të cilën po flitet së fundmi në median spanjolle, sipas së cilës, portieri kilian është vënë në shënjestrën e Manchester City.
Media iberike nuk ka qëndruar aspak indiferente ndaj vendimit të Guardiolës për të lënë në stol portierin Joe Hart në sfidën e parë të kampionatit me Sunderland, me pretendimin se dëshiron të ketë në dispozicion një portier që të dijë të luajë edhe me këmbë.
Së fundmi po flitet për arritjen e një marrëveshjeje me kilianin për transferimin e tij në “Etihad Stadium” për 17 milionë paund. Megjithatë, problemet në këtë pikë nuk mungojnë. Situata është komplikuar për shkak të dëmtimit të Ter Stegen, i cili do të qëndrojë jashtë fushave për 2-3 javë.
Top Channel